Live

Komuna e Prishtinës shkel ligjin për “Prishtina Parking”? (VIDEO)

19:47 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ankesa nga qytetarët kishte prej funksionalizimit të “Prishtina Parking” me formën e saj të pagesave përmes aplikacionit telefonik.

Qytetarët po diskriminoheshin andaj edhe nuk ishte në përputhje me ligjin.

Shfrytëzuesit e parkingjeve ankoheshin se aplikacioni me raste nuk punonte si duhet, e herë edhe që nuk dinin ta përdornin.

“Prishtina Parking” si institucion nuk ishte fleksibil në trajtim dhe ndëshkonte këdo që nuk kishte paguar përmes telefonit, qoftë përmes mesazhit apo aplikacionit.

Makinat iu bllokoheshin e madhe edhe iu zhvendoseshin me mjete bartëse, edhe pse kjo kompetencë ishte ekskluzivisht e Policisë së Kosovës.

Kështu deri më 16 prill të këtij viti kur Gjykata Supreme aprovoi padinë e dërguar nga organizata joqeveritare “Qendra për Raste Gjyqësore” kundër Komunës së Prishtinës me rregulloren e saj për “Prishtina Parking”.

Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim:

Shpërndaje në

U Kopjua