Live

Murati lavdohet se ua rriti pensionet veteranëve për 34 euro, sulmon PDK

14:30 / 23 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, i cili nuk arritur të zgjidhte kryetar i Kuvendit, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Duku iu përgjigjur kritikave të Tahirit për kategoritë e dala nga lufta, Murati ka bërë me dije se gjatë mandat sa ka qenë ministër i Financave pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%.

Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar se në qeverinë e PAN-it këto pensioni nuk ishin rritur fare.

“Herën e fundit kur PDK ka qeverisur me vendin, me koalicionin PAN gjatë 2017–2020, pensionet për veteranët, familjet e dëshmorëve, dhe invalidët e luftës janë rritur 0 euro. Herën e parafundit kur PDK ka qeverisur me vendin, në koalicion me LDK gjatë 2014-2017, e kishte fshirë nenin 18 të ligjit që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale. Kjo kërkesë kishte ardhur nga FMN-ja, pasi listat e veteranëve kishin filluar të mbusheshin edhe me ata që nuk i plotësonin kriteret, dhe kjo rrezikonte eskalim të kostos deri aty sa mund ta rrezikonte stabilitetin financiar”, ka shkruar ai, duke vazhduar kritiken ndaj Tahirit.

“Ndërkaq pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës asnjëherë s’kanë qenë të lidhura me pagën minimale, por kjo e dëshmon se sa pak din Abelard Tahiri për këtë temë. Gjatë kohës time si ministër, pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%. Gjithashtu, gjatë kohës time si ministër është 4-fishuar buxheti i FSK-së, duke arritur për herë të parë të përmbushim kriterin e NATO-s prej 2% të BPV-së. Këto janë faktet”, ka shkruar Murati.

Shpërndaje në

U Kopjua