Live

Raportohet për aksion anti-drogë nga policia dhe AKI në Gjilan

17:22 / 23 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë raportohet se kanë ndërmarrë një aksion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.

Burime të Klankosova.tv brenda policisë kanë bërë të ditur se është zbuluar një plantacion me bimë narkotike.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar në lidhje me rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua