Live

“Uniforma e mbishkrime nacionaliste”, çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it?

17:29 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së diel, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar L.M., të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan më 29 maj të vitit 2023.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë sekuestruar një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe me vendim të prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Po ashtu me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për veprat penale : ‘Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës’., ‘Rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtarë’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm’”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua