Live

Hoti: Mbi 600 milionë euro janë projekte të BE-së të pezulluara për Kosovën

13:40 / 25 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se 613.4 milionë euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar.

:Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 milionë euro, energjia 114 milionë euro, digjitalizimi 57 milionë euro, kultura 15 milionë euro etj”, ka shkruar Hoti.

I njëjti pohoi se si burim për këto ka GAP-in, me hulumtimin “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua