Live

Haradinaj fajëson Abdixhikun për bllokadë: Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir

19:53 / 26 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me bllokadën institucionale dhe dërgimin në Kushtetuese të kësaj çështje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade.

“Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë.

Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende.

Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!

Shpërndaje në

U Kopjua