Live

Mot me diell dhe vranësira të pakta

07:39 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se vranësirat parashihen të jenë të fokusuara për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë nga 26 deri 32 gradë Celsius.

Era frynë kryesisht nga verilindja, 1–3 m/s. 

Shpërndaje në

U Kopjua