Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për një person që e ka goditur një autobus në kryeqytet të martën.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se qytetari ishte goditur nga rrota e pasme derisa po tentonte të hipte në autobus.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë policia.