Live

Uran Ismaili: Transporti publik në Prishtinë do të jetë falas (VIDEO)

14:42 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është zotuar se gjatë mandatit të tij do të mundësojë transport publik falas për të gjithë banorët e kryeqytetit.

“Kemi me e mundësu transportin publik falas për gjithë banorët e Prishtinës deri në fund të mandatit,” deklaroi Ismaili në videon e ndarë në rrjetet e tij sociale.

Ky zotim është pjesë e paketës së tij me 5 zgjidhje për Prishtinën, në kuadër të planit për zhbllokimin e trafikut – një nga problemet më të mëdha të kryeqytetit.

Ismaili ka theksuar se që nga viti 2016 nuk është blerë asnjë autobus i ri në Prishtinë, ndërsa shumë lagje mbesin ende të papërfshira nga linjat urbane ose pa stacione e pritore funksionale.

Përveç transportit falas, plani i tij përfshin: – 100 autobusë të rinj për mbulimin e të gjitha lagjeve të Prishtinës; – Korsi të dedikuara për autobusë, që do të mundësojnë qarkullimin çdo 7 minuta; – Rinovim të stacioneve me ulëse, ndriçim dhe tabela dixhitale informuese. Sipas Ismailit, këto masa do të kthejnë transportin publik në një shërbim funksional e të besueshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Videoja e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua