Live

Blerim Sallahu caktohet ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë

14:43 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga zyra për media e Kurtit, ku mes tjerash ky i fundit e uron Sallahun për detyrën, transmeton Klankosova.tv

 “Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua