Sot, me fillim nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore, për afatin e dytë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë afat, provimit do t’i nënshtrohen gjithsej 5 mijë e 480 maturantë, ndërsa rezultatet do të shpallen më 1 shtator 2025 përmes platformës elektronike e-Kosova.
Kandidatët u njoftuan se hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjërit prej tyre, apo personi të paautorizuar deri në përfundimin e testit.