58-vjeçari që vdiq në Ferizaj pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt i një ndërtese kolektive, do të varroset sot në varrezat e qytetit me fillim nga ora 14:00.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja korrespodente e “Ora Shtatë”, Qliresa Hasani, transmeton Klankosova.tv.
Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Ferizajt.
“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur gjithashtu ekipi i Emergjencës dhe ai i Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal”, pati thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Klankosova.tv ka marr vesh brenda policisë se ka dilema që viktima ka qenë duke e hapur liftin nga kati i katërt, pasi gruaja i kishte ngelur në katin e pestë.