Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në bashkëveprim me tre të dyshuar tjerë kishin sulmuar fizikisht një person.
Sipas policisë, tre të dyshuarit e tjerë gjenden ende në arrati, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në bashkëveprim edhe me 3 të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati, kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.