Policia është deklaruar në lidhje me rastin e fëmijët pesëvjeçar, i cili është kafshuar nga ujku në Brod të Shtërpcës.
Për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se kur ndodhi sulmi, fëmija ishte në oborrin e shtëpisë.
“Me datën 27 gusht 2025, 21:45 policia në Shtërpcë është informuar për një sulm që ka ndodhur në lagjen ” Coklarë” të fshatit Brod, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë”.
“Fëmija pas sulmit është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në Prishtinë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Sipas familjarëve, sulmi kishte ndodhur rreth orës 19:00 kur fëmija, 5 vjeç ishte në oborrin e shtëpisë”, tha tutje Veseli për Klankosova.tv.