Live

Arratisen dy persona nga Kampi i Azilantëve në Vranidoll

09:50 / 31 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Dy persona kanë arritur të arratisen nga Kampi i Azilantëve në Vranidoll.

Sipas Policisë, njëri nga azilantët është arritur të kapet, ndërsa tjetri është ende në kërkim, transmeton Klankosova.tv.

“Njësitet  policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që nga dy azilantë, shtetas të huaj të cilët kanë tentuar të arratisen,  njërin e kanë ndaluar, ndërsa tjetri është në kërkim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua