Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kandidimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit e kanë kundërshtuar Glauk Konjufca e Arbër Zaimi.
Ai tha se propozimi i Bashës është bërë nga Kurti në seancë pa e ditur askush.
“Propozimi i tij është bërë nga z.Kurti në seancë pa e ditur asnjë. Herën e dytë e kanë diskutuar në kryesi që do ta propozoj sërish Dimal Bashën, dhe të gjithë anëtarët e kryesisë e kanë kundërshtuar, thuajse të gjithë. Pasi u ka mbajt ligjëratë të mirë Albin Kurti të gjithë janë bindur përveç dy njerëzve: Glauk Konjufca dhe Arbër Zaimi, janë dy që e kanë kundërshtuar. Nuk janë pajtuar që Dimal Basha të propozohet për kryetar të Kuvendit, për shkak të vlerësimeve që kanë për figurën e kontestuar, paditurinë e Dimal Bashës”, tha Kajtazi në Klan Kosova.
Kujtojmë që javën e kaluar, ish ministri Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje, për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës për kryeparlamentar.