Live

Aksion policor kundër fajdesë në Prishtinë

12:57 / 05 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka realizuar operacion policor në Prishtinë, duke zbatuar urdhërkontroll të gjykatës, në vendbanimet e personave të dyshuar për fajde dhe shpërlaje të parave.

Kështu tha për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha ai, duke mos dhënë detaje shtesë.

Shpërndaje në

U Kopjua