Live

Në orën 19:00 mbahet ceremonia për 26-vjetorin e themelimit të Policisë

18:47 / 06 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Sot në orën 19:00 fillon ceremonia me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë policia, ku është shtuar se ceremonia do të mbahet në lokacionin e Drejtorisë së Përgjithshme e PK-së.

‘‘NJOFTIM DHE FTESË PËR MEDIA

Prishtinë, 6 shtator 2025

Ceremonia solemne me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës mbahet sot nga ora 19:00, në lokacionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë ngjarje.”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua