Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” kanë nënshkruar një peticion, me anë të cilit kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të vendosë urgjentisht pengesa në rrugën kryesore të lagjes, “Fahri Fazliu”, për të ulur shpejtësinë e madhe të automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë.
Aksidenti i fundit me fatalitet i cili ndodhi ditë më parë në këtë lagje ka shqetësuar banorët, të cilët paralajmërojnë se nëse komuna nuk ndërmerr masat e nevojshme ata do të bllokojnë qarkullimin e saj.
Klankosova.tv ka siguruar kërkesën edhe dokumentin e peticionit./Klankosova.tv

