Live

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

19:54 / 13 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Në redaksinë e Klan Kosovës, një grup përkrahësish të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dërguar një foto, duke thënë se janë nisur për në Hagë.

Ata po shkojnë atje për të protestuar ndaj Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të katërshes së luftës.

Përndryshe, nesër është paraparë një protestë masive në qytetin holandez, ku pritet të shpalosen 100 slogane e parulla që shfaqin revoltën ndaj procesit gjyqësor, i cili sipas protestuesve është i padrejtë dhe i parregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua