“Nderim për ata që luftuan për të ardhmen tonë”, “Drejtësi për heronjtë e popullit tim”, dhe “Pesë vjet në gjykim, liria nuk duhet askund, padrejtësia nuk mund të zgjasë përgjithmonë – liri tani”, janë disa nga pankartat në gjuhën angleze.
Me mijëra shqiptarë nga e gjitha bota kanë filluar të mblidhen në qytetin holandez, në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku do të mbahet protesta në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atje shihet numër i madh i protestuesve shqiptarë të cilët kanë filluar të mblidhen një orë para se nis zyrtarisht protesta, shkruan Kp.
Me flamuj kuq e zi e njëzëri duke thirrur “UÇK”, shqiptarët kanë “pushtuar” Hagën.