Live

Rubin: Gazetari i New York Times donte të njolloste udhëheqësit e popullit të Kosovës dhe UÇK-në

13:37 / 15 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Dëshmitari James Rubin duke folur për pretendimet se komandantët e UÇK-së kishin nisur fushatë kundër rivalëve politik dhe që ajo drejtohej nga Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti, tha se gazetari i New York Times, Kris Hedges, donte të njolloste udhëheqësit e popullit të Kosovës dhe UÇK-në.

Fillmisht, dëshmitarit iu prezantua edhe një artikull në të cilin pretendohej se komandantët e UÇK-së kanë nisur fushatë kundër rivalëve të tyre politik. Thuhej se kjo fushatë drejtohej nga Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë artikull të 25 qershorit 1999, James Rubin kishte thënë se nuk kanë informacion për të mbështetur pretendimet se ka ekzistuar një program i drejtuar nga udhëheqja e UÇK-së për vrasje dhe ekzekutime.

Rubin, kishte thënë se nuk e përjashton mundësinë që udhëheqës rebel të jenë të lidhur me vrasjet, por zyrtarët e Departamentit kishin shqyrtuar një gamë të gjerë burimesh dhe nuk kanë mundur të verifikojnë këto akuza.

“Po, kjo ka qenë një veçori e këtij gazetari Kris Hedges që ishte i keqinformuar nga burime serbe. Ne, kemi konstatuar në mënyrë të përsëritur se ky gazetar përsëriste thashetheme pa prova, por mbasi punonte për New York Times duhej të bënim hetime të thella për këto sepse kjo media ishte një organztaë informative lajmesh shumë e rëndësishme”, tha Rubin.

Ai tha se ky gazetar ishte larguar nga puna për shkak të gabimeve të përsëritura.

“Përpiqej në mënyrë të përsëritur të njolloste udhëheqësit e popullit të Kosovës përfshirë UÇK-së dhe unë i kërkoja komunitetit, inteligjencës që të më jepnin informacion që të më jepnin informacion. Nuk kemi marrë asnjëherë një konfirmim të këtyre komenteve shpifëse që bëheshin nga ai. Ai u hoq nga puna për gabime të përsëritura”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua