Live

Kryesuesja e OSBE-së shpreson që të gjendet një zgjidhje për bllokadën institucionale

12:39 / 16 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në cilësinë e kryesuese së radhës të OSBE-së, qëndroi sot në Kosovë.

Pas takimeve që zhvilloi me presidenten Vjosa Osmani ajo dha një deklaratë të shkurtër për media, ku theksoi se shpreson në një zgjidhje të rreth bllokadës institucionale dhe formimit të Qeverisë, raporton Klankosova.tv.

“Jam këtu si kryesuese e radhës e OSBE-së, por gjithashtu patëm mundësinë të diskutojmë shkurt edhe për çështje bilaterale. Siç e dinë qytetarët e Kosovës, mes Kosovës dhe Finlandës ekziston një marrëdhënie e veçantë dhe miqësore. Shënuam një arritje shumë të rëndësishme 25 vjet angazhim. Në këtë drejtim mirëpres zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës dhe shpresoj që procesi i Kuvendit të veprojë në bazë të Kushtetutës. Pata mundësinë që të angazhohem me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësueset e shoqërisë civile. Pata diskutime të frytshme me presidenten Vjosa Osmani. Përforcimi i marrëdhënieve në mes komuniteteve mbetet esencial. Diskutuam potencialin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me emërimin e përfaqësueses së re Prishtinë-Beograd. OSBE mbetet e gatshme të mbështes këto përpjekje”, tha Valtonen.

Shpërndaje në

U Kopjua