Live

Trumpi kthehet në Britani: Vizitën e parë e realizoi para 6 vjetësh (FOTO)

09:34 / 17 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Mbretin Charles në Kështjellën Windsor si pjesë e ditës së tij të parë të plotë në një vizitë të dytë shtetërore në vend.

Ai mbërriti në Londër mbrëmë dhe tha se “do të jetë një ditë e madhe” sot.

Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kaluan natën në Winfield House, shtëpia e ambasadorit të SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1955, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Por kjo nuk ishte vizita e parë e Trumpit atje.

Vizita e parë shtetërore e tij në Mbretërinë e Bashkuar ndodhi në vitin 2019, transmeton Klankosova.tv

Gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, Trump nisi një vizitë shtetërore treditore në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me gruan e tij, Melania Trump.

Ai u prit nga Mbretëresha Elizabeth II, e cila ndërroi jetë tre vjet më vonë.

Më poshtë i gjeni fotot e vizitës së tij të realizuar gjashtë vjet më parë:

Shpërndaje në

U Kopjua