Live

Talebanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane

08:06 / 19 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Qeveria talebane ka larguar librat e shkruar nga gratë nga sistemi mësimor universitar në Afganistan, si pjesë e një ndalimi të ri që ka nxjerrë jashtë ligjit edhe mësimdhënien e të drejtave të njeriut dhe ngacmimit seksual.

Rreth 140 libra nga gratë, duke përfshirë tituj si “Siguria në Laboratorin Kimik”, ishin midis 680 librave që u gjetën “shqetësues” për shkak të “politikave anti-Sheriat dhe talebanëve”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Universiteteve iu tha më tej se nuk u lejohej më të jepnin mësim në 18 lëndë, me një zyrtar taleban që tha se ato ishin “në konflikt me parimet e Sheriatit dhe politikën e sistemit”.

Dekreti është i fundit në një seri kufizimesh që talebanët kanë sjellë që kur u kthyen në pushtet katër vjet më parë.

Shpërndaje në

U Kopjua