Më shumë se 300 shtetas koreano-jugorë, përfshirë 250 punonjës të LG Energy Solution dhe kontraktorë të saj, u ndaluan nga autoritetet amerikane në një nga kontrollet më të mëdha të emigracionit në SHBA.
Ndërhyrja ndodhi në një fabrikë të përbashkët të LG dhe Hyundai në shtetin e Xhorxhias. Punonjësit akuzohen se hynë në SHBA me leje udhëtimi turistike (ESTA), në vend të vizave të rregullta pune, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Sipas dokumenteve të brendshme të LG, kompania u kishte rekomanduar punonjësve këtë mënyrë pas refuzimeve të shpeshta të vizave nga autoritetet amerikane.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Korenë e Jugut dhe ka ngritur shqetësime për të ardhmen e investimeve koreane në ShBA, veçanërisht në kushtet kur administrata Trump po ashpërson kontrollin ndaj emigracionit dhe vizave pune.