Një autopsi nga zyra e mjekut ligjor shtetëror të Misisipit arriti në përfundimin se një student me ngjyrë i gjetur i varur në një pemë në Universitetin Shtetëror Delta vdiq nga vetëvrasja, tha policia të enjten.
Departamenti i policisë në Cleveland, ku ndodhet kampusi, njoftoi gjetjet në një njoftim për shtyp. Ai tha se rezultatet e autopsisë ishin në përputhje me një ekzaminim paraprak të trupit nga mjeku ligjor i Qarkut Bolivar, i cili nuk gjeti prova të krimit, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Vdekja e studentit 21-vjeçar, e zbuluar të hënën në mëngjes, ndezi menjëherë emocione të forta në një shtet jugor me një histori dhune raciste.