Live

Hargreaves në Bondsteel: Të angazhuar për sigurinë e Kosovës dhe të Ballkanit

12:36 / 19 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët britanikë të njësisë “Scots Guards” në kampin Bondsteel.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hargreaves ka bërë të ditur se ushtarët britanikë janë duke u përgatitur për një dislokim operacional të Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it.

Ai tha se “ky është një tregues i aftësisë së Ushtrisë Britanike për të përmbushur këtë angazhim të NATO-s dhe të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”. 

Shpërndaje në

U Kopjua