Live

Parada e ushtrisë serbe, Tahiri: Vuçiqi e pranoi se po e organizon kundër Kosovës

13:36 / 19 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Serbia pritet të “reklamojë’ ushtrinë e saj në një paradë nesër.

A është kjo një shenjë për të treguar fuqinë e saj? Apo një lloj kërcënimi për të gjithë rajonin?

Për këto dhe më shumë, në “Kosova Today” ka diskutuar gazetari, Besnik Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

“Informacionet zyrtare thonë se rreth 10 mijë ushtarë dhe ushtare do të dalin nesër në rrugët e Beogradit. Momentalisht kryeqyteti i Serbisë ndodhet në një lloj shtetrrethimi, për shkak se ushtria po bëhet gati, kurse afër 600 automjete do të dalin në defilinë i cili zgjat dy orë”, u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka pranuar për herë të parë që kjo paradë po organizohet kundër katër shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Ai tha se ‘këtë paradë po e organizon për shkak të aleancës ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri, tha po e bëjmë edhe për shkak të aleancës Kroaci-Slloveni’”, citoi Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua