Një 17-vjeçar në Vlorë ka therur me gërshërë një person të moshës 40-vjeçare.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, derisa i theruri me gërshërë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.