Live

A do ta ketë Sorensen mbështetjen e Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi?

21:01 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Bashkimi Evropian ka vendosur që emisar i tij i ri për dialogun të jetë Peter Sorensen.

Zyrtarisht, ai nisi punën prej 1 shkurtit, dhe do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit, sikurse paraardhësi i tij.

Një tjetër përcaktues për sukses në dialog ka të bëjë edhe me përfshirjen amerikane.

Rëndom, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka ofruar mbështetje për këtë proces.

Këtë pozitë aktualisht e mban Alexanader Kasanof.

Nëpër deklarime publike, ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i përmbushin të gjitha angazhimet që kanë marrë përsipër.

Obligimet e tyre datojnë prej vitesh. Palët negociojnë qysh prej vitit 2011 dhe kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

BE-ja ua rikujton të dyja palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...