Live

A u shkatërrua Kosova për 20 vjet? Hekuran Murati demanton kauzën e LVV!

13:29 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kosova u shkatërrua për 20 vjet, thoshte e po thotë edhe tani Lëvizja Vetëvendosje! E vërtetë? Natyrisht që jo?

Ja një shembull konkret: Ministri i Financave Hekuran Murati nuk e njoftoi Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike ndërsa po merrte pjesë në nisjen e ceremonisë në portin e Durrësit për zhdoganimin e mallrave në pikën Doganore të inauguruar në vitin 2019.

Në portin e Durrësit ekziston aty edhe Dogana e Kosovës, ku secili automjet me mallra që e ka h destinacion tregun e Kosovës, aty për aty bëhet zhdoganimi i mallrave dhe gjatë hyrjes në Kosovë transportuesit nuk i nënshtrohen më procesit të zhdoganimit.

E rikthejmë në vëmendje ngjarjen e vitit 2019. Aty ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe koordinatori për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë Shipëri, zëvendeskryeministri Fatmir LImaj bashkë me ministrin Bedri Hamza.

Ata po e e inauguronin pikën doganore të Kosovës në kuadrin e zbatimit të marrëveshjes midis dy qeverive të mbajtur në Pejë. 20 vjet a përfaqësojnë shkatërrim për ju ministër Murati?

Shpërndaje në

U Kopjua