Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta shkarkojë nga posti i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
Sipas tij, arsye për këtë vendim është që “kryeministri mendon se do të bëhet pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë”, shkruan Kosovalive.net.
“Që nga shkurti i vitit të kaluar kanë dëpozituar kërkesën e formimit të Komisionit Hetimor për privatizim, e ajo është bllokuar nga Dejona Mihaili. E kjo është msha apo dora e kontrollit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke mbi vendosur mbi vullnetin e secilit deputet e cila vije pa asnjë legjitimitet për brenda vendimarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje, ajo nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme të zgjedhjeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje por është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar, e natyrysht që kam protestuar për 2 vite”, ka thënë Abazi.
Ndër të tjera ai ka thënë se demokracia e Kosovës nuk mund të varet nga Kurti, e ky është shqetësim i madh sa maja e Ajsbregut.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se çadra e Gadafit ka qenë instrumenti i cili ka votuar edhe marrëveshjet e dëmshme për interesin e Kosovës për të cilat dikur kanë qenë kauza të Lëvizjes Vetëvendosje për t’u ndaluar, e për këtë ai e ka pasur fjalen për deputeten e VV’së, Mimoza Kusari- Lila.
“Unë kam pritur që kjo të ndryshoj, por kjo ka vazhduar me avazin e sabotimit të grupit të misionit për punë të jashtme, janë dalur informacionet e gjithë kjo është zier përbrenda çadrave të Kadafit, këtë valle ne e kemi parë në të kaluarën, çadra e gadafit ka shkatërruar parti politike , ka bërë përqarje të deputetëve, e pra çadra e Kadafit ka qenë instrumenti i cili ka votuar edhe marrëveshjet e dëmshme për interesin e Kosovës për të cilat dikur kanë qenë kauza të Lëvizjes Vetëvendosje për t’u ndaluar, çadra e Kadafit është nënshkruese të marrëveshjeve për Demarkacionin, e unë si deputet i Kosovës nuk mund të pranoj këtë ngulfatje, e unë brenda partisë jam detyruar të nger alarm, e kam të drejtë për të parandaluar që ky avaz të vazhdoj”, ka deklaruar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi./Kosovalive.net/