Live

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin, vendi ynë meriton më mirë

12:13 / 09 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin e Kosovës duke cilësuar se Kosova ka ngecur me të.

‘’Kur nuk ke ide se nga shkon, kur nuk ke vizion të qartë mbi rrugën përpara, kur vepron në mjegull ekonomike, secili hap të duket një ecje përpara. Fatkeqësisht, për vendin tonë, hapat ekonomik të katër viteve të fundit janë hapa të mëdhenj prapa!’’ ka thënë ai duke shtuar se Kosova nuk po prodhon dhe as nuk po krijon si pasojë e ekonomisë së Kurtit.

Sipas tij, qeveria populliste dhe Kurti nuk e kuptojnë ekonominë dhe do na duhet vite për të marrë vetën.

‘’Kosova meriton më mirë. Jemi pak muaj larg ndryshimit të madh. Më 9 shkurt do ta bëjmë këtë ndryshim të madh bashkë.’’ shtoi ai në një postim në facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua