Live

Abdixhiku takon deputetin gjerman: E njoftova për vizionin për një Kosovë me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik

14:29 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një drekë pune me deputetin gjerman, Peter Beyer, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar Beyer për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe vizionin e tij për Kosovën e fortë ekonomikisht dhe me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik.

Sot, në Prishtinë, pata një drekë pune me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Si një mik i palëkundur i Kosovës, si një ndër kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Republikës sonë në katër mandatet paraprake në Bundestag e në secilin funksion brenda CDU-së. Takimet me të janë gjithmonë të veçanta.

E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik”, shkroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...