Live

Abdixhiku thotë se po mobilizon Prishtinën, por Përparim Rama nuk është aty me të

20:22 / 26 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur me takime mobliziuese për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se nga pesë degët e LDK’së në Prishtinë, tashmë janë propozuar 20 kandidatë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Por, ajo që bie në sy është mungesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili u bë kryetar duke garuar nën logon e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ata pas vetes mbajnë jo vetëm një përvojë të pasur, por edhe një karrierë të pastër. Krenar me secilin prej tyre; i bindur me përkushtimin e tyre ndaj vendit e qytetarëve. Me ta dhe çdo qytetar, do të flasim për planin tonë kundrejt ngecjes së tanishme. Për planin tonë për fëmijë e familje, për paga më të larta e përballueshmëri të çmimeve. Për një Kosovë të zhvilluar e me investime, të fortë, të hapur e në rrugëtim të palëkundur euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka njoftuar edhe për takimet që do të mbajnë me strukturat e partisë.

“Do të mbajmë një takim të madh me të gjitha strukturat, për të vazhduar me takime nëpër çdo lagje, çdo shtëpi e çdo pjesë të Prishtinës”, ka shkruar Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...