Live

Administrata e Trumpit i heq Harvardit të drejtën për të pranuar studentë ndërkombëtarë

07:51 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Administrata e presidentit Donald Trump ka anuluar të drejtën e Universitetit Harvard për të pranuar studentë të huaj duke filluar nga viti akademik 2025-2026.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, urdhëroi revokimin e certifikimit të programit për studentë dhe shkëmbime ndërkombëtare të Harvardit, duke e akuzuar universitetin se “nxit dhunë, antisemitizëm dhe bashkëpunim me Partinë Komuniste të Kinës”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Studentët aktualë të huaj janë urdhëruar të transferohen në institucione të tjera ose do të humbasin statusin e tyre ligjor. Harvard e cilësoi vendimin si të paligjshëm dhe hakmarrje politike.

Ky është një përshkallëzim i madh në fushatën e Trump kundër Harvardit, pasi universiteti kishte refuzuar të dorëzonte informacione për disa mbajtës vizash studentore të huaja, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua