Administrata Trump i ka thënë Kongresit se planifikon t’i shesë Izraelit armë me vlerë gati 6 miliardë dollarë, një rritje e re e mbështetjes për aleatin e ShBA-së, derisa po përballet me izolim në rritje për shkak të luftës në Gaza.
Propozimi përfshin një shitje prej 3.8 miliardë dollarësh për 30 helikopterë AH-64 Apache, duke dyfishuar pothuajse stoqet aktuale të Izraelit, dhe një shitje prej 1.9 miliardë dollarësh për 3,200 automjete sulmi këmbësorie për ushtrinë izraelite, sipas një zyrtari amerikan dhe një personi tjetër të njohur me propozimin, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar planet që nuk janë bërë publike.
Armët nuk do të dorëzohen për dy deri në tre vjet ose më gjatë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.