Disa ditë më parë këngëtari i njohur Blero dhe Afrona Dika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.
Dasma u organizua në Shëngjin dhe të të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë.
Së fundmi Afrona ka zbuluar një detaj të rëndësishëm martesor: unazën.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit ajo ka treguar unazën prej diamanti që i ka dhuruar i shoqi, Blero.
Ajo e ka cilësuar unazën si pjesë të rrugëtimit të saj jetësor, që do e shoqërojë në çdo moment duke i kujtuar dashurinë që ekziston mes saj dhe Bleros.