Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se Kosova në këtë situatë është e dhimbshme të humb aleatët ndërkombëtarë.
Në një prononcim për media, Ahmeti ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili, pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, tha se në QMV “nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe”.
Lideri i BDI-së, dëshiron të besoj që Kurti është keq informuar, dhe kërkon të reflektojë pasi që sipas tij, ka krijuar indinjatë tek qytetarët e Maqedonisë.
“Si shtet i pavarur dhe sovran dhe të humbësh miq në këtë situatë është me të vërtetë e njëshme dhe e dhimbshme ky është mesazhi që kam nxjerr nga të gjitha studimet. Nëse do të mbash nën thundër shqiptarët ato përçaj nëse do të zgjerosh tokat e Serbisë, ngushto tokat e shqiptarëve. Mua më ka dëshpëruar dhe kam dashur të besoj që kryeministri i Kosovës ka qenë i keq informuar nga politikanët në Maqedoni, lidhur me gjuhën zyrtare shqipe, ajo është zyrtare dhe e sanksionuar me Kushtetutë dhe me marrëveshjen e Ohrit, është njëra nga shtyllat kryesore të marrëveshjes”.
Uroj që të reflektojë sepse ka ngjallur indinjatë tek qytetarët e Maqedonisë, për çështje madhore të gjithë duhet të jemi bashkë sepse për atë gjuhë Kosova ka djem që janë vrarë dhe po shkrihet. Nuk na kanë dhënë dhuratë por i kemi fituar me gjak, duhet të jemi të kujdes me zhvillimet dhe prononcimet”, ka thënë ai.