Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka kujtuar kohën kur po përpiqej të arrihej marrëveshja e paqes në Rambuje.
Ai u shpreh se donin të kishin botën në anën e tyre, që të bindnin Serbinë për të arritur paqen.
“Ideja ishte që nuk mund të bëheshin deklarta specifike për pavarësinë dhe ky ishte thelbi I diplomacisë dhe kjo po diskutohej në Rambuje. Ne donim që të mblidhje gjithë bota bashkë, jo vetëm SHBA, por shtet evropiane, madje edhe Rusia që ishte pjese e këtyre negocatëve ka qenë moment unik ky në histori kur shtete te mëdha sikur ishin atëherë po përpiqeshin ta parandalonin një masakër. Për ta bërë këtë ne donim që fuqitë e mëdha të punonin së bashku. Albright donte sa më shumë unanimitet mes fuqive të medha edhe ndihmën e Rusisë. Rusia ishte në favor të dëshirës serbe për të mos pasur deklaratë pavarësie të përkthyera në një dokument. Ne nuk kishim ndonjë qëndrim të qartë sa I përket pavarësisë ne na duhej një kompromisë një veprim diplomatik, një përpjeke që të kalonim në fazën e radhës ku të kishim gjithë botën në anën tonë që t’I mbushnim mendjen serbëve që të pajtohen me marrëvshejn e e paqes. Ai nuk mund të na thoshtë neve “po” pa pasur një dekalaratë specifike për pavarësinë, sepse ai duhej të diskutonte me komandatët e e UCK. Personat që kërkonin Pavarësinë e Kosovës, ishin maksimalist, donin gjithçka,ne përpiqsheim të gjenim një mes të artë që mos t’i thonim as jo as po pavarësisë në atë document. Kështu që ne tham mund të shprehni vullnetin e popullit pa e thënë specifikisht fjalën pavarësi ai na tha po nuk përdora fjalën pavarësi ata do të më konsiderojnë si person që ka hequr dorë nga Pavarësia e vendit, pra ishte moment shumë I vëshitirë”, tha Rubin.