Live

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdes një person

13:22 / 18 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Debërllukë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Viktima është rreth 60 vjeçar.

“Rreth orës 11:55,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net. 

Shpërndaje në

U Kopjua