Live

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë, rrokulliset një automjet

21:58 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë.

Sipas pamjeve të publikuara në mediat lokale, shihet se nga ky aksident janë shkaktuar dëme të rënda materiale.

Mirëpo, akoma nuk dihet nëse ka të lënduar, ani pse ambulanca tashmë është në vendin e ngjarjes.

Kosovalive ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të siguruar detajet e rastit dhe është në pritje të përgjigjes.

Shpërndaje në

U Kopjua