Live

Aksident me fatalitet në Korçë, vdes 67 vjeçari

13:12 / 01 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një 67 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:10, në aksin rrugor Korçë – Bilisht, afër fshatit Bitinckë.

Një veturë, e cila drejtohej nga Besart Kycyku, 25 vjeçar, është përplasur me një motoçikletë.

Me këtë rast,  ka vdekur (drejtues i motoçikletës) 67 vjeçari, Besim Stema, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv.

Shoferi i veturës, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Hetimet po zhvillohen për të përcaktuar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Shpërndaje në

U Kopjua