Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
Një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka vdekur drejtuesi i tij, një 63-vjeçar banues në Kallm të Vogël, transmeton klankosova.tv.
Sipas a2cnn, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një arrest kardiak që ka pësuar drejtuesi i automjetit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.