Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Rasti është raportuar rreth orës 15:47 në rrugën “Adriatiku”, ku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhije Pllana, ka konfirmuar për Sinjalin se katër personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.