Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bresje të Fushë Kosovës.
Bazuar në pamjet e një lexuesi të Klankosova.tv, një veturë ka dalë jashtë rrugës.
Po në pamjet e dërguara në redaksi, shihet se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, megjithëse ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit për më shumë informacione, mirëpo ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
