Live

Aksident në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person

13:54 / 19 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, deklaroi për Klankosova.tv se ai është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua