Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë Prizren, konkretisht në fshatin Xërxë.
Lidhur me rastin është deklaruar policia.
Zëdhënësi për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv. se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezaj për Klankosova.tv.