Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në rrugën magjistrale Prizren–Dragash, mes një veture, një furgoni dhe një kamioni.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e dëmtuara nga përplasja.
Si pasojë e aksidentit, është shkaktuar një kolonë e gjatë e automjeteve, që thuhet të ketë arritur deri në pesë kilometra.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për më shumë detaje lidhur me rastin.